Presidenti Aleksandër Vuçiç në konferencën për mediat në Shkup, është ndalur tek vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duke thënë se nuk e di arsyen që ata nuk bashkohen.

Vuçiç u shpreh se Bosnja dhe Malin e Zi nuk kanë probleme me Serbinë, ndërsa për Kosovën tha se gjërat që i ndajnë nuk ka nevojë që të jenë parësore.

“Natyrisht të tjerët mund të bashkohen me këtë nismë, edhe në qoftëse do të kërkonin ndonjë lëshim nga Serbia. Në qoftë se juve nuk ju vjen mirë se si Serbia mund të jetë me Kosovën, atëherë vendoseni në një kuadrat të mos gjejmë justifikime për bashkëpunimin. Mos të gjejmë justifikime që njerëzit të mos jetojnë më mirë.

Bosnja, Mali i Zi nuk kanë probleme me ne nuk e di pse nuk marrin pjesë. Nëse ja dalim me sukses dhe e di që do jetë me pengës. Do kemi zero pritje në kufi që njerëzit të lëvizin lirisht. Jo, afatet zgjasin, por kjo do të bëhet e mundur për njerëzit. Të mos presin kur udhëtojnë, ne jemi të hapur për gjithçka. Nuk i them sheqeri është i mirë për trurin, mishi për muskujt, s’do të hash, mos hajde. Ne po bëjmë punën tonë. Na takon të rrisim ekonomitë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.” tha Vuçiç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re