Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dha mesazhe të forta në Samitin e Ohrit, ku tha se ‘Ballkani i Hapur’ është injë ide që nuk do të ndalet.

 

Në fjalën e tij, Presidenti Vuçiç ftoi Prishtinën dhe vendet e tjera të rajonit t’i bashkohen nismës së “Ballkanit të Hapur”, teksa propozoi që takimi i ardhshëm të mbahet në Serbinë jugore.

 

Ai theksoi se do të themelohen menjëherë grupe pune për të ndihmuar qytetarët e tre vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, si dhe të vendeve të tjera të rajonit, që sipas Vuçiç, duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme.

 

Më tej, Kreu i Shtetit Serb deklaroi se “Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria”.

 

“Propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore, ku duhet të themelojmë menjëherë grupe pune, se si të ndihmojmë njëri-tjetrin, qytetarët e tre vendeve tona, por edhe të gjithë rajonit. Janë të mirëseardhur të gjithë vendet e tjera, Bosnjes, Prishtinës, Malit të Zi, etj. Duhet të përshpejtojmë projektet tona të përbashkëta. Sot nënshkruajmë marrëveshjen e diplomave, të lejeve të punës, që të shohim se cfarë dëshirojnë njerëzit. Të shohim cfarë mund të bëjmë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve, të mallrave, për turizmin, që njerëzit të shkojnë në det në Shqipëri, të vijnë te ky liqen i mrekullueshëm në Ohër, në Shkup, etj.

Ftoj miqtë tanë nga Shqipëria e Maqedonia të vizitojnë vendin tonë të bukur. Jam krenar që nga iniciativa, që e bëmë dhe që askush nuk e ndoqi dhe askujt nuk i interesonte, sot të gjithë janë të interesuar për avancimin e rajonit dhe për këtë nuk na ndalon dot askush.Ne presim helikopterë plotësues që kemi blerë për shuarjen e zjarreve, sepse do të kemi verë të nxehtë, dhe do të ndihmojmë miqtë tanë nga Shqipëria. Kërkoj falje që ju bezdisa, kam shumë entuziazëm, shpresa, ambicie, që të bëjmë gjëra të mëdha. Mos u hidhëroni, nuk e kam atë sindromë të kërkimit të faljes, nëse dëshironi, urdhëroni, në të kundërt jo, askush nuk ju detyron”, u shpreh Vuçiç.