Në Berane të Malit të Zi, fjalimin mbi arkivolin e kryepriftit të atyshëm që ndërroi jetë e ka mbajtur kryehoxha, më saktë, kryeimami i Bashkësisë Islame në Berane, Rahim Muratoviç.

Mbi trupin e pajetë të Stavrofor Dragan Ristiçit, në varrezat ortodokse të Beranes, ai tha se “ka shumë muslimanë këtu në këtë funeral dhe ne e kemi dashur atë po aq sa ju të krishterët”.

“Ai ishte edhe shoku dhe shoku ynë. Siç thonë për mua efendiun tonë, edhe myslimanët thoshin për të ‘prifti ynë Dragan’”.

Ky udhëheqës musliman lokal vijoi duke thënë për mikun e tij të ndjerë ortodoks:

“Nuk më vjen turp të them se në kohë të vështira, kur frynin erëra të shëmtuara, kur ishte më e lehtë të jesh jo njeri dhe e vështirë të jesh njeri, ishim bashkë. Sidomos ky njeri hyri në shpirtin tim sepse kishte besim tek unë.

Tani nëse dikush më pyet se çfarë sysh kishte Dragani, më besoni nuk e di. Por e di se çfarë shpirti kishte. Ai kishte një shpirt si pak të tjerë, kishte shpirtin dhe zemrën e një fëmije të pafajshëm.

U shoqëruam dhe gjithmonë kam kaluar mirë me të dhe kam përshtypjen se edhe ai ka kaluar mirë me mua. Ishim bashkë prej 31 vitesh dhe shpesh kemi qenë bashkë në pritje të ndryshme, ceremoni, kafe të rastësishme etj.

Kjo botë është e shkurtër, ne mbjellim në të për ta korrur në botën tjetër.

Draganin nuk duhet ta kujtojmë për asgjë tjetër, përveç vetëm për të mirën dhe është shumë e rëndësishme që ta kujtojmë si të tillë dhe ta përmendim shpesh”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re