Presidenti Bajram Begaj në një konferencë të përbashkët me homologun bullgar, Rumen Radev, ka deklaruar se do të vijojë mbështetja mes palëve gjatë procesit të negociatave për anëtarësimin në BE.

Ndër të tjera Begaj theksoi se Shqipëria ka vullnet për të thelluar bashkëpunimin për Integrimin në BE.

Bajram Begaj: Vizita ime në bullgari demonstron marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, që korrespondon me 110-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike. Nënvizova interesin për të bashkëpunuar ngushtë si në procesin e integrimit të BE dhe marrëdhënieve shumëpalëshe. Vlerësova solidaritetin e tij për vizitën në zonat e prekura nga tërmeti tre vite më parë.

Nënvizova rëndësinë  e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare. Bulgaria është partneri i gjashtë i rëndësishme  sa i përket investimeve në Shqipëri. Një vlerë e shtuar është edhe projekti i korridorit 8, që lidh Tiranën me Sofjen. Në kuadër të integrimit evropian. Në kuadër të integrimit evropian, së bashku me Bullgarinë ndajmë të njëjtën qasje se Ballkani Perëndimor është një investim strategjik në BE dhe se zgjerimi duhet te vijojë.

E njoha presidentin për kontributin e Shqipërisë në këshillimin e sigurisë në OKB. Gjatë bashkëbisedimeve ndam edhe mendime në lidhje me zhvillimet politike në rajon dhe në botë.

Nga ana tjetër, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev tha se Shqipëria është para hapjes së negociatave. Po ashtu ai vlerësoi bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e transportit nëpërmjet korridorit numër 8.

“Besoj se do vijojmë punën sa më mirë, se ky korridor do ndikoj në mënyre direkt mirëqenien e rajonin tonë”, tha ai.

Rumen Radev: Në vlerësojmë bashkëpunim tonë. Dje u zhvillua samiti i BE dhe Ballkanit perëndimor, i cili është një takim i rëndësishëm për rajonin. Bullgaria mund te ofroj mbështetje te fortë në integrimin e Shqipërisë në BE. Vlerësojmë punën e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE. Jemi shumë të kënaqur se katër vite mes shteteve tona u dyfishua. Folëm edhe për mundësitë e tjera për shkëmbime mallrash dhe bashkëpunim në fushën e biznesit dhe turizmit.

Me rëndësi është të shkëmbejmë informacione më të mira, për te zhvilluar marrëdhëniet tona. Në fushën e kulturës dhe arsimit, jemi duke punuar. Me rëndësi të madhe në bashkëpunimit tonë është lidhja në të gjitha sferat e transportit nëpërmjet korridorit numër 8. Besoj se do vijojmë punën sa më mirë, se ky korridor do ndikoj në mënyre direkt mirëqenien e rajonin tonë, dhe do na japi mundi për shkëmbime më të mira. Një vend të rëndësishëm zë minoriteti bullgar bën Shqipëri, pasi arriti ta njihte minoritetin bullgare dhe në këtë mënyrë shtetasit shqiptar me prejardhje bullgare kanë mundësi të kenë liritë e tyre.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re