Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz organizoi një mëngjes punë në në Vjenë më të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe dy Komisionerë evropiane, për të diskutuar perspektivën evropiane dhe bashkëpunimit rajonal, ku në finale shpreh një angazhim të përbashkët. Ky që rasti që kryeministri Haradinaj t’i kërkojë kancelarit Kurz një “nder”.

Shefi i qeverisë së Prishtinës kërkoi që Vjena, si kryesuese e BE-së, të fusë në axhendë liberalizimin e vizave.

“Sot, në Vjenë të Austrisë zhvilluam një mëngjes pune me kancelarin Sebastian Kurz dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku theksova se Kosova është e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe e gatshme të marrë përsipër obligimet e saja, por se kjo duhet të jetë reciproke.

I njoftova homologët se vendi ka shënuar progres në implementimin e MSA-së dhe ERA 1 dhe se tani po presim edhe lansimin e ERA 2.

Kosova është vendi i vetëm në BE dhe rajon që ende nuk lëvizë lirshëm dhe nga Kancelari Kurz kërkova që liberalizimi i vizave, të futet në agjendën e BE-së, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e vëna nga BE.

Përveç të drejtës tonë për lëvizje të lirë, liberalizimi i vizave për Kosovën do të thotë më shumë partneritet, më shumë treg e mundësi këmbimi për vendet e BE-së dhe rajonit”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Nga ana tjetër, kryeministrja serbe u ankua për tarifimin e produkteve serbe nga qeveria e Kosovës. Sipas Brnabiç, Kosova shkeli marrëveshjen e CEFTA-s.

Ndërsa kryeministri Rama është përpjekur të bëjë paqtuesin. Ai shprehu shpresën se mosmarrëveshja do të zgjidhet.

Në këtë takim, siç mund të dallohet dhe në foto, shefi i qeverisë shqiptare është paraqitur pa asnjë risi a të veçantë në pamjen e tij. Ka patur këpucë të zeza kostumi e jo atlete të bardha.    

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re