Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka reaguar në lidhje me takimet e sotme që po zhvillohen dhe do të zhvillohen në Bruksel.

Me anë të një reagimi në rrjetet social, Von der Leyen tregon se Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin europian.

Më tej ajo shkruan se në axhendën e takimeve të sotme do të jenë perspektiva e Ballkanit Perëndimor që të bashkohet me BE-në me kalimin e kohës, ndërsa ka kujtuar edhe konferencën e donatorëve që do të mbahet nesër.

“Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin Europian. Në axhendën tonë për takimin e kësaj mbrëmje BE-Ballkan Perëndimor:

“Perspektiva që Ballkani Perëndimor të bashkohet me kalimin e kohës”

“Nesër Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë”, shkruan Von der Leyen.

The #WesternBalkans are a priority for the @EU_Commission. On our agenda for this evening's EU-Western Balkans Meeting:Perspective for the Western Balkans to join over time theTomorrow's Albania Donors’ Conference pic.twitter.com/oZ58WuALMn

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) February 16, 2020

https://platform.twitter.com/widgets.js

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re