Turqia, Britania e Madhe dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë ndër 44 vendet e ftuara në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet më 6 tetor në Pragë, tha një zyrtar evropian.

Ky projekt i një platforme për dialog dhe bashkëpunim politik u promovua nga presidenti francez Emmanuel Macron në maj.

Ftesa drejtuar liderëve të njëzet e shtatë evropianëve dhe si vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian ose vendeve fqinje të bllokut evropian është dërguar në emër të Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel qeverisë çeke, e cila kryesn aktualisht Këshillin e BE-së.

Përveç shteteve anëtare të Unionit, do jenë pra liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), pastaj Britania e Madhe, Norvegjia, Suedia, Ukraina, Moldavia, Islanda, Gjeorgjia, Turqia, Armenia, Azerbajxhani dhe Lihtenshtajni.

Përveç Michel, në takim do të jetë e pranishme edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi i parë do të jetë në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish më 6 tetor në Pragë, përpara samitit të BE-së më 7 tetor.

Në takimin e komunitetit politik evropian duhet të diskutohen çështje me interes të përbashkët dhe të forcohet siguria, stabiliteti dhe prosperiteti i kontinentit evropian, tha i njëjti burim.

Plani është që takime të tilla në nivel drejtues të zhvillohen një ose dy herë në vit.

Takimi do të përbëhet nga një seancë plenare, tryeza të rrumbullakëta, takime dypalëshe dhe një darkë përmbyllëse.

BE jep garanci se Komuniteti Politik Evropian nuk është një zgjidhje alternative për zgjerimin e bllokut.

Sa i përket Britanisë së Madhe, e cila është larguar nga BE, mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja e kryeministres Liz Truss.

Ajo shpesh ka marrë një ton të ashpër ndaj BE-së dhe është autorja e legjislacionit që kërkon të anashkalojë një marrëveshje pas Brexit për Irlandën e Veriut, duke shkaktuar tensione me Brukselin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re