Naftëtarët ARMO-s në Uzinën e Ballshit i rikthehen protestave për pagat e prapambetura.

 

Pasi kanë çarë kordonin e policisë punëtorët kanë hyrë me forcë në uzinë.

 

Këtë herë në mbështetje të tyre ishte edhe sindikata e naftëtarëve dhe konfederata e gjithë sindikatave shqiptare.

 

Ata kërkuan rifillimin e punës sipas rregullave, shlyerjen e gjithë pagesave te prapambetura si dhe vënien në zbatim të statusit te naftëtarit.

 

Protestuesit kundërshtuan edhe firmosen e kontratave individuale për 150 vete nga kompania, Bylis Energy, me pretendimin se ato janë selektive.

 

Sipas sindikalisteve, kompania e re që ka marrë nën administrim uzinë, nuk merr përsipër asnjë detyrim të mëparshëm, as 15 pagat e prapambetura te rreth 1000 naftëtarëve.

 

Ndërkohë, pezullimi i punës do të vazhdojë deri kur të ulen të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re