Momente paniku në mes të qytetit të Ballshit, ku një i ri ka kanosur me thikë një efektiv të Patrullës së Përgjithshme.

Policia bën me dije se ka arrestuar 19-vjecarin M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh, pasi ai ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.B, 19 vjeç, banues në Ballsh.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qendër të qytetit të Ballshit, ka kanosur me thikë për shkak të detyrës, punonjësin e patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mallakastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko