Skip to content

Balluku dhe Dhuka direkt në Presidencë, betohen para Bajram Begajt

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Presidenti Begaj dekreton anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave,  Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Majlinda Dhuka si Ministër Shteti dhe Kryenegociator

 

Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.

 

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës, SH. T. Z. Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.

 

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!

 

Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi.

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë