Partia Socialiste do të ketë të njëjtën mbështetje në zgjedhjet lokale siç pati në Fier. Duke kujtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në Fier, zv.kryeministrja Belinda Balluku thotë se fitorja do të jetë e njëjtë në të gjitha bashkitë ku do të bëhen zgjedhjet e pjesshme lokale.

Deklaratat i bëri nga Fieri, ku drejtuesja politike e socialistëve për këtë qark zyrtarizoi emërimet e reja në bashki. Duke iu referuar procesit për riorganizimin e administratës vendore, zv kryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e qarkut te Fierit, tha se është punuar shumë duke bërë që qytetarët të rrisin pritshmëritë ndaj pushtetit vendor.

Katër nënkryëtarët e rinj të bashkisë së Fierit janë Nusret Avdullai, Mirela Pitushi, Erald Qirio dhe Mariglen Hoxha. Bashkia e Fierit ka tashmë një strukturë të re organizative me krijimin për herë të parë të drejtorive të përgjithshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re