Ministrja Belinda Balluku tha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ se nuk ka hequr nga puna asnjë person që ka qënë me partinë Demokratike apo LSI-në.

Teksa ishte në një lidhje me ‘Skype’, ministrja tha se njëri nga djemtë që punojnë në Rinas është shef shtabi i një nga deputetëve të PD në Shkodër.

Deklarata:

Nuk kam hequr nga puna asnjë të PD dhe asnjë të LSI. Njëri nga djemtë aty është shef shtabi i njërit nga deputetët në Shkodër për PD.

Hape FB e Sali Berishës. Është organizuar nga njerëz të angazhuar politikisht.

Greva financiare ka datën e gjyqit, e ka më datë 9. Dy javë para zgjedhjeve është politike sepse drejtohet nga persona që kanë funksione politike në këtë fushatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re