Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës është një arritje e madhe pasi ky TEC do të vihet në punë për herë të parë më gazin e lëngshëm.

Në një intervistë për Report Tv, ajo tha se pjesë e marrëveshjes është që investimi do të bëhet nga SHBA dhe se do të prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë , energji që do të blihet nga shteti shqiptar.

“Kthimi në funksional të TEC të Vlorë, ai nuk do të behet thjeshtë funksional por do të ndryshoj teknologjia nga ajo me naftë në atë me gaz të lëngshëm. I gjithë investimi do të behet nga SHBA, nga dy kompanitë e tyre dhe nuk do të ketë një investim nga shteti shqiptar por vetëm nga SHBA. Interesi i tyre është se ne do të blejmë energjinë e prodhuar dhe ky është një plan prej kohësh që të kthehet në funksionale të këtij TEC dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë. Pjesë e marrëveshjes është se ky TEC do të prodhojë sipas nevojave të Shqipërisë”, tha Balluku.

Balluku: Aeroporti i Kukësit në fazën e certifikimit, më 18 prill fluturimi i parë

Ministrja Balluku tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe me mbarimin e këtyre procedurave do të nis fluturimin e parë me Air Albania drejt Londrës që do të kryhet më 18 prill. Balluku tha se në mars nisin edhe fluturimet direke nga Rinasi me Dubain.

“Aeroporti i Rinasit ka hyrë në një fazë të re, duke filluar nga shkurti ka një kompani të re që menaxhon koncesionin e Rinasit dhe kemi një angazhim kontraktual prej 99 mln eurosh që do të investohen sipas fazës të caktuar në këtë kontratë të rishikuar do të rriten cilësia e shërbimeve dhe kushtet e sigurisë dhe uljen e biletave.

Tani në muajin mars nis fluturimi direkt i linjës me Dubain . Në aeroportin e Kukësit  më 18 prill kemi vendosur kryerjen e fluturimin të parë, ka nisur certifikimi i aeroporti dhe po punohet për të mbyllur fazën e certifikimit dhe nis fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës siç është premtuar edhe nga kryeministri. Nesër fillon negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës”, tha Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re