Skip to content

“Balluku kryearkitektja e hajdutërive. Kush bën krim Rama i gradon…”/ Këlliçi për skandalin në Postën e Durrësit: 700 mijë euro nga pensionet përfunduan në kazino, ish-drejtoresha të përballet me drejtësinë

1795093807 belind kellici

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me skandalin e vjedhjes së parave të pensionistëve në Postën e Durrësit, duke akuzuar qeverinë për mungesë përgjegjësie dhe pandjeshmëri ndaj qytetarëve.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, Këlliçi deklaroi se nga shuma prej rreth 700 mijë eurosh, e cila sipas tij është faktuar deri më tani, pjesa më e madhe është përdorur për lojëra fati në kazino të ndryshme të Tiranës.

Sipas deputetit demokrat, në këtë skemë janë përfshirë ish-drejtoresha e Postës dhe familjarë të saj, ndërsa paratë e vjedhura u përkisnin pensionistëve të Durrësit.

Këlliçi e cilësoi ngjarjen si një tjetër dëshmi të keqmenaxhimit të fondeve publike, duke e krahasuar me raste të tjera abuzimi që ai ia atribuoi qeverisë.

Deputeti i PD-së ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi karrierën e ish-drejtoreshës, duke deklaruar se çështja duhet të hetohet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Ai akuzoi më tej qeverinë se, sipas tij, personat e përfshirë në afera dhe shkelje jo vetëm që nuk ndëshkohen, por promovohen në poste drejtuese.

“Tregon barbarinë dhe makutërinë e kësaj qeverie. Nëse e mbani mend këto 700 mijë euro që janë faktuar deri tani kanë shkuar në bixhoz shumica janë luajtur në bixhoz nga ish-drejtoresha e Postës dhe familjarët e saj, në kazino të ndryshme të Tiranës. Dhe kjo tregon mentalitetin që kanë menaxherët e parave publike të qytetarëve shqiptarë. Në këta rast janë pensionet e qytetarëve të Durrësit, që kanë shkuar në kazino dhe është luajtur bixhoz me mundin e qytetarëve. Me këtë përmasa, edhe pse kemi parë barbari nga më të ndryshmet. Janë qindra milionët e eurove të vjedhura nga Edi Rama dhe Belinda Balluku si kryearkitektja e hajdutërive më të mëdha të vendit. Por këtë nivel pandjeshmërie, të vjedhësh lekët e pensionistëve dhe të luash bixhoz këtë s’e kemi parë. Habi nuk është që ish-drejtoresha është graduar dhe është bërë deputete sot dhe do duhet ta faktojë Prokuroria e Posaçme. Me këtë standard ka ecur Rilindja deri më sot…Kushdo që vjedh dhe kryen krim nuk ndëshkohet, por vetëm vlerësohen. Hajdutët janë graduar drejtor, deputetë ministra deri në zv.kryeministra”, tha ai.