TIRANË– Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori pjesë në Konferencën “Biznes 2030”, e cila ka sjellë së bashku kompani të mirënjohura suedeze dhe shqiptare për të ndarë praktikat më të mira mbi bizneset dhe prodhimin e gjelbër të qëndrueshëm.

Në fjalën e saj, Balluku theksoi se bizneset e vogla dhe të mesme kanë një mungesë eksperience në adresimin e nevojave të tyre. Sipas saj, këto sektorë kanë nevojë për mbështetje nga ana e qeverisë, pasi shërbjnë si promotorë të fortë zhvillimi dhe punësimi.

“Vihet re se ka një mungesë eksperience sa i përket adresimit të kërkesave nga bizneset e vogla dhe të mesme. Këto biznese akomodojmë një pjesë të madhe të popullsisë si krahë pune. Bizneset e vogla dhe të mesme kanë nevojë për mbështetje. Ne si qeveri duhet të ofrojmë ambient të qëndrueshëm, dhe mbi të gjitha duhet të ketë një konkurrencë të ndershme. Në 2019, kur mora detyrën si ministre e Energjisë kam takuar kompanitë e mëdha që janë në Shqipëri, të cilat kishin dyshime mbi klimën e biznesit në Shqipëri. Unë i kam vetes një qëllim, që në 6 mujorin e parë të detyrës time, t’i tregoja këtyre kompanive se perceptimi ishte ndryshe nga realitetit”, tha ajo.

Ministrja e Energjisë tha se qeveria ka për detyrë të krijojë kushtet dhe klimën e duhur, që emigrantët që duan të kthehen të investojnë në sektorë të ndryshëm.

“Është detyrë e qeverisë që t’ju krijojë juve klimën dhe kushtet e duhura për të investuar. Ka të gjithë aftësinë dhe mundësinë që të bëhet klima atraktive për të gjithë ata shqiptarë, që duan të kthehen në vendin e tyre”, tha ajo.

Sipas saj, fokusi i qeverisë është të krijojë një vizion pune duke hartuar strategji të reja për të orientuar ekonominë, kryesisht te fusha e inovacionit. Ajo tha se ky është 5-vjeçari i parë, ku qeveria dhe organet e tjera në vend po dizajnojmë strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë.

“Qeveria shqiptare synon t’i inkurajojë investimet në sektorin privat, duke përshpejtuar rritjen këtij sektori dhe duke krijuar vende të reja pune. Duhet të krijojmë sistem transparence për përthithjen e investimeve dhe ato të huaja. Vizoni është për një ekonomi shqiptare konkurruese e fokusuara tek inovacioni. Ky është 5-vjeçari i parë që qeveria, administrata publike, bizneset private shoqëria civile po dizajnojmë strategjinë e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, që do të jetë udhërrëfyes për të ardhmen dhe askush nuk duhet të shpikë më rrotën, por mjafton të bazohesh në praktikat më të mirat dhe të gjitha pikëpyetjet tona marrin përgjigje”, tha Balluku./n.m.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re