Për më shumë se tre ore, zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjise, Belinda Balluku ka dhënë dëshminë e saj si person që ka dijeni për aferen e inceneratorit të Tiranës.

Në një prononcim shkurt për mediat, ajo tha se u thirr për dosjen e inceneratorit, duke thënë se është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet.

“Ishte një thirrje sa i përket dosjes 255 që është inceneratorit i Tiranës. Duhet të jepja disa sqarime që shpresoj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje.

Kjo është ndarja e vërtetë e pushteteve. Pra qeveria ka punën e saj, parlamenti ka punën e tij dhe drejtësia punën e tij. Ne jemi këtu për ta mbështetur.

Kjo është një dosje që ka bërë pis të madh dhe të vogël, për të ndarë njëherë e mirë të mirën nga e keqja, punën e ndershme nga abuzimi i pafalshëm”, tha ministrja.

Vartesit e Ballukut nen hetim dhe prapa hekurave 

Belinda Balluku është zyrtarja e lartë që ka numrin më të madhe të drejtorëve në hetim nga Prokuroria e Posaçme apo janë të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera.

Sjellim në vëmendje se Ergys Verdho, kreu i KESH u largua pak kohë më parë nga ky post, pasi ndaj tij nisi një hetim për tenderat në institucionin që ai drejtonte.

Një tjetër drejtor nën varësinë e ministres Balluku ka qenë edhe Evis Berberi, kreu i ARRSH, i cili përfundoi në pranga në muajin mars.

Drejtori i ministres Balluku akuzohet për  “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj.

Një tjetër zyrtar i lartë, i cili është nën hetim është edhe Ceno Klosi, kreu i Tatimeve.

Zyrtari i lartë i Tatimeve po hetohet për veprat penale të “korrupsionit”, “shpërdorimit të detyrës”, “mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumentave”.

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se hetimet ndaj kryetatimorit Klosi u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga Partia Demokratike.

“Mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar nga grupi parlamentar i subjektit politik Partia Demokratike, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar Procedimin Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumentave” dhe “Mashtrimi””, njoftoi prokuroria.

Sikurse rezulton nga të dhënat zyrtare të institucionit të akuzës, 6 muaj para kallëzimit të parë, opozita ka depozituar një tjetër kallëzim ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Klosi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko