DIBËR- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zv. Kryeministrja Belinda Balluku gjatë qëndrimit në Dibër është takuar me sipërmarrje lokale, ku ka dëgjuar nga afër problematikat me të cilat përballen me këto sektorë.

Ajo u ndal konkretisht tek një fabrikë e përpunimit të pijeve, ndërsa tha se është shumë e rëndësishme që njerëzit të bëhen bashkë për të çuar zhvillimin në një stad tjetër.

“Stimulohet bashkimi i bujqve dhe ju duhet ta mendoni këtë. Po mundohemi të krijojmë agregime brenda sektorit rural dhe është shumë e rëndësishme të bëheni bashkë dhe të punoni”, tha Balluku.

Ajo tha se qeveria shqiptare vijon të mbështesë bujqit dhe e blegtorët.  Ministrja Balluku tregoi dhe kushtet se si bujqit, sipërmarrësit dhe blegtorët mund të përfitojnë nga subvencionet dhe mbështetjen nga AZHBR-ja.

“Njerëzit duan që të qartësohen për pronat e tyre, por nga ana tjetër ka dhe një kërkesë, nëse ti kërkon të marrësh subvencion duhet të kesh pronësinë e tokës pasi përndryshe nuk aplikon dot.  Ne kemi filluar të adresojmë zgjidhjen. Arrijmë të shikojmë sot të një njeri punëtor, që për më tepër po ia përcjell stafetën të birit dhe nga bashkëpunimi dhe mbështetje që ka pasur, ka përmirësuar cilësitë”, tha ajo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re