Edi Rama po zhvillon episodin e radhës të podcastit “Flasim” ku ka deklaruar se dërgimi në Gjykatën Kushtetuese të çështjes “Balluku” nuk është presion apo betejë politike, por betejë institucionale.
“Ankimimi në GK nuk është betejë politike apo presion, por është një betejë institucionale, betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe mos marrjenn e kompetencave të Kryeministrit dhe qeverisë nga një gjykatës dhe një prokuror.
Precedent kërcënues për demokracinë dhe krejt I panjohur në Europë dhe botën demokratike. Nuk është pezullim por nënshtrim I ekzekutivit që sjell pasoja pas pasojash”, tha ai.
vijon/…
