Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi deklaroi se vendosja e Belinda Ballukut në krye të task-forcës që do monitorojë socialistët që të mos përdorin administratën për zgjedhje është në konflikt interesi.

“Është t’ia varësh ujkut zorrët në qafë”, tha ai i ftuar në studion e Panorama TV, duke theksuar se të gjithë zyrtarët e PS-së të gjetur në shkelje të ligjit në zgjedhjet e kaluara nuk janë ndëshkuar nga familja e tyre politike por janë vendosur në të njëjtat pozicione.

Ai solli shembullin e kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, e cila u gjobit me 1 mln lekë nga KQZ, por PS e rikandidoi për këtë post.

Migen Qirinxhi: “Është në konflikt interesi, është t’ia varësh ujkut zorrët në qafë. Në 2 zgjedhjet e kaluara kemi arritur të denoncojmë një seri zyrtarësh që kanë përdorur burime shtetërore, astetet tona të përbashkëta dhe titullin e tyre të administratës për zgjedhje në shpërdorim të ligjit dhe të gjitha këto denoncime 14 zyrtarë janë gjetur në shkelje nga KQZ.

Kemi drejtuesin e Emergjencave Civlike Haki Çako me shkelje administrative gjetur nga KQZ që ka përdorur postin e tij për të avantazhuar një parti. Kemi kryetarin e bashkisë e cila kandidon për Durrësin e cila është gjobitur me 1 milionë lekë të vjetra, Rrogozhinës, Lushnjës dhe një seri administratorësh të shtetit. Nëse partia që ngre këtë task forcë është e kujdesshme që të mos shkelë këto ligje duhet të kishte qasje ndëshkuese ndaj atyre të cilëve e kanë shkelur njëherë ligjin. Çfarë kuptimi ka që të ngremë një task forcë për të ruajtur mospërdorimin e administratës, ndërkohë ata që e kanë përdoru administratën dhe janë brenda të njëjtës familje politike e forcë politike nuk janë ndëshkuar. Janë ndëshkuar nga KQZ por jo nga familja e tyre politike. Zotërojnë e gëzojnë të njëjtat pozicione administrative, ata që kanë pasur pozicione politike janë rikandidur dhe i janë risjellë publikut për ti rivotuar. nuk ka një qasje të sinqertë të PS për të frenuar përdorimin e aseteve shtetërore të përbashkëta në fushatë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re