Analisti Neritan Alibali ka komentuar në studion e emisionit “Log.” Në Panorama TV ngritjen e një taks Force që do të drejtohet nga zv kryeministrja Belinda Balluku për të kontrolluar administratën në prag të zgjedhjeve.

Alibali u shpreh se Rama sulmon Berishën si non grata ndërkohë që vetë merr vota me Vangjush Dakon në Durrës.

“Ngrihet task forca që drejton zv kryeministrja për të kontrolluar administratën, ndërsa sulmon Berishën si zorrë qorre dhe votat i merr me Vangjush Dakon në Durrës. Është një makineri e tërë e cila pavarësisht se do u thuhet ndërkombëtarëve qeveria i ka marrë masa. Thotë që qeveria nuk lejon korrupsion”, deklaroi ai.

Alibali theksoi se SHBA nuk mbështesin Ramën në zgjedhje. “Unë mendoj se Amerika nuk është me Ramën. Ka interes që Shqipëria të ketë stabilitet”, tha Alibali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re