Ministrja Belinda Balluku këtë të hënë ka qenë në Maqellarë ku ka takuar nga afër fermerët që në kohën e eksodit të kosovarëve kanë blerë pajisje bujqësore që i kanë pasur të paregjistruara.

Këto pajisje tashmë do të përdoren në mënyrë të rregullt nga të gjithë bujqërit.

Balluku e ka cilësuar këtë nismë si një hap që ju vjen në ndihmë të gjithë fermerëve dhe që do të shtrihet edhe në zona të tjera të vendit.

Sipas ministres kjo ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e vetë fermerëve.

Për ne është shumë e rëndësishme që edhe automjetet bujqësore të targohen, të regjistrohen dhe të futen në një legjitimitet të munguar deri më sot me idenë se operojmë nëpër fusha, por ju ecni edhe në rrugë për të kaluar nga njëra parcelë në tjetrën. Është bërë një punë e mirë dhe unë besoj që do kthehet në një shembull për tu ndjekur nga të gjithë”, u shpreh Balluku.

Duke krijuar këtë praktikë të mirë këtu, vijoi më tej Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, unë jam 100% e sigurtë që kjo do të ndodhë edhe në zona të tjera, sidomos në ato zona ku bujqësia është e zhvilluar dhe është një nga sektorët kryesorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re