Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet në Nju York ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Balluku në fjalën e saj është shprehur se në këtë takim fokusi ka qenë te samite që do të zhvillohet në shtator dhe te objektivat për energjinë e rinovueshme të vitit 2030.

Sipas ministres e rëndësishme është që qeveria shqiptare ka punuar shumë në këtë drejtim dhe në vitin 2030 synon që vendi ynë të jetë një vend për tu marrë shembull sa i përket energjisë së rinovueshme jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.

Jam në selinë e Kombeve të Bashkuara ku është zhvilluar takimi i nivelit të lartë politik përsa i përket objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Një takim që parapërgatit atë që do të ndodhe në samitin e shtatorit që të gjithë vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes që do të shërbejë për të ardhmen dhe targetet e vendosura në agjendën e vitit 2030. Qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë folur shumë në lidhje me këtë agjendë dhe janë fokusuar në këtë target ku ne kemi përdorur 42% të energjisë së rinovueshmne dhe për vitin 2030 ne kemi vendosur që ky target të jetë 54 % duke e bërë vendin tonë një shembull për tu marrë jo vetëm për Ballkanin por edhe në Evropë”, ka thënë Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re