Me gjithë krizën e energjisë elektrike, qytetarët nuk do të vuajnë mungesën e saj. Belinda Balluku, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë garantoi drita 24 orë.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTER I INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

Nuk do të aplikojmë në Republikën e Shqipërisë ndërprerje energjitike.

 

Po aq konsumatori familjar do të vazhdojë të paguajë të njëjtin çmim për energjinë elektrike 9,5 lekë për kilovat orë.

 

Kujdes, ky çmim mbetet i pandryshuar nëse në një muaj konsumi është 800 kilovat orë. Mbi këtë fashë, çmimi i një kilovat do të jetë 42 lekë. I pandryshueshëm çmimi i energjisë elektrike mbetet për biznesin e vogël.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTER I INFRASTRKTURES DHE ENERGJISE

Çmimi i shtuar prej 42 lekësh do të jetë i vlefshëm deri në datë 31 dhjetor, në datën 31 dhjetor ne do të rimblidhemi për të analizuar tregun për të vendosur një çmim të ri për fashën mbi 800 kilovat orë.

 

Sipas të dhënave të shërbyera nga Belinda Balluku, numri i familjeve që do të preken nga kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike është 4 %.

 

 

BELINDA BALLUKU

MINISTER I INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

Duke vendosur fashën 800 kilovat orë nga data 1 tetor, në 15 muajt e ardhshëm, pra nga 1 tetori deri në dhjetor të 2023-it, ne do të kursejmë 100 milionë euro. Gjithashtu parashikohet që të këmi një ulje me 2.5 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë.

 

Madje kryeministri Edi Rama bëri edhe profilin e konsumatorit që nuk i mjaftojnë 800 kilovat orë në muaj energji elektrike.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Bëhet fjalë për konsumator familjarë me vila, me pishina, oborre të gjera, me ndriçim dekorativ. Mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe nuk mund të paguajnë më taksapaguesit e zakonshëm.

 

 

Kjo nuk është masa e vetme që do të ndërmerret me qëllim përballimin e krizës së energjisë elektrike.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTER I INFRASTRKTURES DHE ENERGJISE

Kemi vendosur të nisimi nga vetja. Institucionet publike konsumojnë 5 për qind të konsumit totala në vendin tonë. Për këtë arsye një ulje me 15 për qind e konsumit mujor është targeti që ne duam të arrijmë. Në të gjitha institucionet shtetërore ne do të kërkojmë gjetjen e një personi që do të quhet administratori i energjisë që do të kujdeset për të arritur targetin, për të ulur konsumin e energjitik.

 

Ndërgjegjësimi për të kursyer energji do të nisë me nxënësit nëpër shkolla dhe paralelisht me familjarët për të shfrytëzuar panelet diellore për ngrohjen e ujit. Prej nentorit qeveria premton 70 për qind mbështetje financiare për vendosjen e tyre. Sipas analizave, panelet diellore kursejnë deri në 30 për qind të energjisë që shfrytëzohet për ngrohjen e ujit.

 

BELINDA BALLUKU

MINISTER I INFRASTRKTURES DHE ENERGJISE

 

Nëse ne kursejmë 1 për qind të totalit të konsumit të energjisë, kjo do të ishte ekuivalente e 28 milionë eurove në vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re