26 shtator Qytetarët e qarkut të Beratit i marrin tashmë shërbimet e transportit rrugor në një ambient tërësisht të ri me kushte dhe standarde bashkëkohore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përcolli pamje nga Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, teksa shkroi se, “krahas përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, kemi ulur edhe kostot, përmes vendosjes së paneleve fotovoltaike, të cilët mbulojnë 40 % të nevojave vjetore për energji elektrike në këtë drejtori”.

Kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat mundëson kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ndërsa ka salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.

/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re