Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në takiminme furnizuesit e naftës njoftoi se duke nisur nga nesër, do të nisin kontrollet në terren ndaj tyre për të kontrolluar nëse kanë gjendje rezervën e sigurisë së naftës.

Gjatë fjalës së saj ministrja Balluku tha se rezerva që duhet të kenë furnizuesit duhet të jetë e barabartë me 90 ditë shitje. Sipas saj, kush nuk ka rezervën e sigurisë së naftës, masa e gjobës do të jetë 50% sa kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë.

“Është e nevojshme të flasim për çfarë kërkon qeveria nga ju, kërkojmë të përmbushet detyrimi i rezervave faktike që ju duhet të keni. Ministria i ka të dhënat dhe janë të qarta dhe transparente të gjithë sasitë e rezervës së sigurisë që secili nga ju duhet të mbajë.

Jeni të detyruar të mbani rezerva sigurie. Rafineritë e naftës dhe shoqëritë et tregtimit duhet të mbajnë rezerva sigurie të barabarta me 90 ditë sigurie shitje.

Bordi që kryeministri përmendi që do ngrihet për të menaxhuar në bazë ditorë të gjithë ecurinë e tregut të naftës do ketë detyrë që përmes instrumenteve të kontrollit që administrojmë, do nisim kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës ku duhet të gjendet sasia e rezervës së sigurisë të kërkuar.

Kjo do të nisë duke filluar nga nesër në terren, në rast më të mirë, do ishte e udhës që të deklaronit zyrtarisht sasia e rezervës që mbani për të koordinuar me sasinë që kemi përllogaritur. Masa e gjobës është 50% sa kuota e përcaktuar për rezervën e sigurisë”– tha ministrja Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re