Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka qenë ditën e sotme në Elbasan për të vazhduar takimet lidhur me reformimin e ujësjellësit nëpër të gjithë rrethet e vendit.

Gjatë fjalës së saj, Balluku ka deklaruar se problemin më të madh sa i përket kësaj çështje e kishte me qytetin e Belshit, pasi sipas saj drejtori i Ujësjellësit kishte bërë deklarime të rreme lidhur me humbjet në sektor. Minsitrja kërkoi që drejtori i institucionit të rikthehj në zyrë dhe të bënte deklarimet e vërteta duke filluar që ditën e sotme.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku: Me Belshin kemi një problem shumë serioz. Të gjitha deklarimet janë të rreme. Sepse keni deklaruar se humbja juaj në 2018-2020 ishte 16.5% dhe tani e keni shtuar e keni bërë 20%. Kjo nuk ka asnjë shans të ndodhë se nëse rrjeti është përfundimisht i ndërtuar rishtazi, humbjet teknike duhet të jenë rreth 20%. Në 2018 keni deklaruar se kishit vetëm 16% humbje.

Të njëjtat deklarata keni në të gjitha tabelat, pra deklaratat tuaja, nuk e vë fare në dyshim që nuk keni ndonjë arsye për ta bërë këtë apo që nuk keni mendim të pasim për të bërë këtë lloj deklarate, por ju bëj thirrje që të bëheni serioz. Drejtor duhet të kthehesh në zyrë, të thërrasësh vartësit që i ke me shumicë dhe të uleni e të bëni deklarata të vërteta. Sikur të kishit 20% do ishim të lumtur dhe do ishit model, por nuk keni. Jeni duke gabuar me disa herë dhe ky është një problem që do ta ndreqni sot dhe do ta bëni seriozisht deklaratën nga ky moment.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re