Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku doli këtë të hënë në një deklaratë për mediat ku sqaroi se lundrimi dhe fluturimi është pezulluar vetëm për qytetarët. Sipas saj, transporti i mallrave tregtarë do të vijojë.

 

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë me dije se urdhri për pezullimin transportit ajror dhe detar është vetëm për udhëtarët dhe jo mallrat. Nga ana tjetër, ajo ka bërë me dije kompanitë ajrore duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve.

 

“Sot kemi vendosur që të ndërpresim të gjitha akseset e transportit ajror dhe detar në zonat e kuq dhe zonat përreth në Itali. E dimë që është një vendim drastik, por është marrë në një situatë të jashtëzakonshme. Ju bëj thirrje që duhet ruajtur qetësia, nuk ka arsye për panik. Duhet bashkëpunim nga ana e qytetarëve. Urdhri për ndalimin e fluturimeve u referohet vetëm pasagjerëve. Sa i përket mallrave nuk bëhet fjalë që të kemi pezullim të avionëve cargo.”

 

Balluku kërkoi nga Autoriteti i Aviacionit Civil që të gjejë mundësinë të rimbursojë ata udhëtarë që kanë prerë biletat, por që tani nuk do të mund të udhëtojnë më për disa kohë.

 

“Do ishte shumë mirë që të gjitha kompanitë të merrnin masa në të mirë të qytetarëve, të mbërrijnë në destinacione që të aksesojnë më pas në destinacionin final ku donin të shkonin. Të gjithë pasagjerët që duan të ndryshojnë kohën e biletës, t’u jepet mundësia që ta rirezevojnë për një moment të dytë. Linja Durrës Ancona- Trieste, është një linjë kalendarike për udhëtarët, jo të mallrave. Pezullimi qëndron në fuqi deri në një vendim të dytë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re