Ministrja Belinda Balluku shpjegon sistemin e ri që do të përdoret për riatdhesimet nga data 4 maj dhe hapat që duhet të ndjekin qytetarët e interesuar. Balluku theksoi se të riatdhesuarit do të bëjnë karantinim të detyrueshëm 14 ditor.
“Shqiptarët që do të riatdhesohen duhet të deklarojnë adresën e banimit, pasi do të duhet të karantinoret për 14 ditë, në hotele. Nga 4 maji do të ndikojë edhe për riatdhesimin. të gjithë shqiptarë duhet të aksesojnë faqen Air Albania për të kryer rezervimin e biletës, duhet të deklaroni adresën e banimit.
Ato që jetojnë në zonët e gjelbra duhet të vetëkarantinohen në hotel, në zonat e kuqe në shtëpi të monitoruara nga policia. Nuk është më i nevojshme prentotimi i hotelit. Gjatë udhëtimit tuaj në bordin e Air Albania, do të keni një formular të deklarimit ku do shkruan edhe një herë adresën e banesës, ky formular ju ngarkon me përgjegjësi ligjore nëse rast se gënjeni do ketë penalizmi.
Udhëtarët e riatdhesuar do ndahen në dy grupe, në zonat e gjelbra do dërgohen me autobus në hotel. Do të duhet të mbulojnë vetëm shpenzimet ushqimore, 7 euro ndërsa 14 euro nga shteti. Banorët e zonat e kuqe do vetëkarantnohen në shtëpi, së bashku me familjet. nëse nga këto të fundit duan të karantinohen në hotel, ta deklarojnë në avion”, tha Balluku”, sqaroi Balluku.