Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,  ka mbledhur Shtabin e Emergjencave Civile në Dibër pas tërmeteve të regjistruara mbrëmjen e djeshme.

 

Balluku ka kërkuar të identifikohen pasojat që janë shkaktuar nga tërmeti në institucionet kryesore si shkollat, spitalet dhe banesat e familjeve që mund të jenë dëmtuar dhe të kenë nevojë për ndihmë.

 

Ndër të tjera u ka bërë thirrje mediave mos të përhapin panik nëpërmjet lajmeve që publikojnë në situata të tilla.

 

“Mbas tërmeteve të 2019 tashmë kemi një menaxhim më të shpejtë, përgjigjja ka qenë e menjëhershme, kanë marrë veprime të shpejta ditën e djeshme. Duhet të bëhet identifikimi i pasojave infrastukturore të institucioneve, spitaleve, shkollave, por edhe banesave të familjeve që janë dëmtuar. Duhet ndërhyrë menjëherë me ndihmë sociale te këto familje. Gjithashtu u bëjmë thirrje mediave të përdorin informacione të sakta dhe jo të përhapin panik“, është shprehur ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko