Banorët e lagjes së Re në Kukës kanë protestuar këtë pasdite për gjendjen skandaloze të rrugës hyrëse të saj.

 

Ata shprehehen se është bërë shumë e vështirë kalimi në këtë rrugë, e cila është e mbuluar nga uji, balta e gropat. Fëmijët, të rriturit e të moshuarit detyrohen të përshkuajn çdo ditë këtë rrugë.

 

Ata pohojnë se janë 300 shtëpi që kalojnë në këtë rrugë. Kjo rrugë ka një gjatësi prej afro 1 km dhe lagja e re është krijuar pas viteve 90 me lëvizjen demografike të popullësisë nga zonat rurale drejtë atyre urbane

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re