TIRANË – Ambasada e Ukrainës në Shqipëri organizoi një mbrëmje bamirësie për mbledhjen e fondeve në ndihmë të të prekurve nga lufta.

Të ardhurat e biletave që u shitën nga ky event, do të shkojnë për blerjen e inkubatorëve për femijët prematurë, si një nevojë imediate e deklaruar nga shteti i Ukrainës.

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shukrov shprehu mirënjohjen ndaj shtetin shqiptar për mbështetjen që i ka dhënë vendit të tij këtij gjatë këtij viti lufte.

“Jemi në ditën e 390 që Rusia pushtoi Ukrainën dhe nisi sulmin masiv tek të gjithë njerëzit. Shteti ukrainas, forcat ushtarake ukrainase si dhe populli ukrainas po luftojne në një mënyrë të pakushtëzuar.  Ky është një event bamirësie i organizuar në Shqiëpri për Ukrainën. Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë që qeverinë shqiptare dhe të gjithë ata që vazhdojnë ta mbështesin Ukrainën. Të gjitha fondet që mblidhen do të transferohen në fondacionin e Zonjës së Parë të Ukrainës Olena Zelenska dhe do të financohen me sigurimin e shëndetit dhe kujdesin e fëmijëve prematurë të lindur gjatë luftës.”

Të pranishmit provuam gatimet tradicionale ukraianse nga tre shefat e kuzhinës të ardhur posaçërisht nga Ukraina. Mbrëmja kulmoi me hapjen e ankandit me dorezat e boksit të firmosura nga vellezerit Klitschko edhe topi i firmosur nga Ylli ukrainas i futbollit Shevçenko./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re