Këtë mbrëmje në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” ka ardhur Ermira dhe Elisjano, vogëlushi i cili ishte i prekur nga një sëmundje që i rrezikonte jetën.

Falë bamirësve, shqiptarëve që hoqën diçka nga vetja, sot ky vogëlush është shëndoshë e mirë dhe i ka shpëtuar kthetrave të vdekjes.

Elvisi: Do doja të dija, si është ky bukurosh?

Emira: Sot djali është shumë mirë. Djali është jashtë rrezikut dhe do të vijojë të kontrollohet edhe për një vit. Ama djali është shumë mirë. Ne vijojmë ende me analizat por gjithçka ka ecur. Falë shqiptarëve që kontribuan për Elisianon. Unë doja t’ju takoja për t’ju falenderuar personalisht.

Sidriti: Çfarë diference kanë sot emocionet e tua, me ato të dikurshme kur bërë thirrje për ndihmë

Ermira: Atëherë isha në dhimbje. Nuk mendoja për emocionet, por për djalin, si çdo nënë që mendon sesi të shpëtojë fëmijën. Sot unë u ktheva me djalin me shëndet. Kur shkuam në Itali, falë jush Shqiptarët për Shqiptarët, gjithçka na shkoi mirë. 6 muajt e parë ne ishim ende në dilemë sesi do të vijonin terapitë, sesi do të bëhej transplanti për djalin. Pas gjysëm viti, më treguan që djali e përballonte. Gjatë terapive ka qenë një vështirësi e madhe, pasi ato kanë efektet e tyre anësore.

Një klip e surprizoi Ermirën. Në të shfaqen nëna dhe djali i saj, të cilët prej muajsh nuk mundën ta shohin nënën dhe Elisjanon pasi ky i fundit po kurohej në Itali.

Djali i Ermirës: Ka qenë një kohë shumë e vshtirë, por frika ime më e madhe ishte… a do të vinte vëllai im me shëndet të mirë. Mam, ti je heroina jonë.

Nëna e Ermirës: Zoti është i madh, që Elio erdhi shëndoshë e mirë. Je një nënë shumë e fortë, ke përballuar një dhimbje shumë të madhe për Eljon.

Ermirës i mbushen sytë pas këtij klipi. Edhe njëherë ajo iu drejtua shqiptarëve bamirës, me një falenderim. Sot ajo ka në krah djalin e saj.

Ermira: Unë ju them faleminderit shumë për ndihmë dhe për gjithë lutjet që kanë bërë. Pa ju, nuk do të ishte kjo që është sot. Shumë faleminderit dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re