Nga Hoxhë Alban Gorishti

Në vendin tonë të vogël dekadën e fundit është modeluar ideja se Bamirësi e madhe konsiderohet vetëm qesja me ushqime, dhënia e ndonjë ndihme financiare apo sigurimi i ndonjë granti për ndërtim banesash. Ndaj sheh grupe, njerëz, shoqata që rendin në investimin e të tilla investime, qese me ushqime, pajisje, etj që reklamohen masivisht. Por të gjithë pothuajse harrojnë dhe ngatërrohen (në këndvështrimin tim) se cila është realisht Bamirësia më e mirë. Shumë kollaj është bërë në ditët e sotme të bëh bashkë disa qese ushqimore duke i shpërndarë ato sipas një liste të përgatitur paraprakisht, por po aq e lehtë bëhet në të tilla evenimente abuzimi me fondet dhe mos shpërndarja prioritare e vlerave ushqimore apo monetare.

Por gjatë këtyre dekadave Bamirësie a ka menduar ndokush se cila është Bamirësi e vërtetë dhe jetëgjatë? Se cila është ajo Bamirësi që ndërton breza, formëson civilizime dhe ndikon fuqishëm në shpirtin njerëzor? Cila është ajo Bamirësi që krijon aftësitë dhe eleminon paaftësinë intelektuale? Në këndvështrimin tim qesja me ushqime e forcon vartësinë ekonomike dhe sociale duke krijuar ngecje civilizuese dhe prapambetje kulturore. Sa konkurse për talentet letrare, politike apo kulturore kemi bërë. Sa konkurse për ligjëruesin më të mirë, për lexuesin apo ideatorin më të mirë kemi prodhuar. Sa shkolla kemi përzgjedhur për të qenë pjesë e programit tonë zhvillues, nëse e kemi një të tillë, dhe sa lagje në të cilat rinia e tyre është çoroditur, kanë qenë objekt i investimit tonë kulturor apo sportiv?

Edhe pse ne jemi vend shumë i vogël duhet te mësojnë që ti flasim këtij grupimi të ngushtë, duhet të kultivojmë me ngulm dhe vazhdueshmëri arrën tonë të përbashkët e cila edhe pse sot është e limituar nesër ajo që është e vogël nëse kujdesemi siç duhet për bamirësine e vërtetë që shndërrohet në diçka gjigante. Për këtë mos harroni grupin e vogël të muslimaneve që dolën nga gadishulli arabik, nga një vend i vogël si Mekja e pastaj Medinja, nga pozita shumë të ngushta dhe gjeopolitikisht të papërfillshme, por pikërisht në sajë të investimit tek burimet njerëzore, tek idetë, tek vullnetet e hekurta dhe iniciativat talentprurse, u shndërrua në një pushtet që ndërtoi civilizime dhe i çliroi njerëzit nga prangat e egos se tyre dhe rrobëria ndaj të tjerëve. Dhe u bë e denjë për atë që përshkruan Zoti në Kuran:”Sa grupe të vogla kanë triumfuar me lejen e Allahut ndaj grupeve të mëdha” Bekare 249

Po ne a do të bëhemi “grup i madh” një ditë apo do te mburemi me qeset e ushqimeve apo 30 mijë lekshat e ndihmës që kemi dhënë?

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re