Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook videon e kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi në Kavajë, ku sipas tij, shefi i ekzekutivit fyen qytetarët.

“Pse doni gjithmonë mbrapsht”? – ishte ajo çka Rama i tha qytetarëve gjatë fjalës së tij.

“Luzi e di drejtimin, shkon vetëm përpara, ju mbetët duke shkuar mbrapa. Luzi është vetëm avanti. Ç’e keni këtë zakon që doni mbrapsht gjithmonë, s’e kuptoj?”, iu drejtua Rama, kavajasve.

Në reagimin e tij kreu demokrat Berisha shkruan, “banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta”.

Postimi i plotë:

Banalitet dhe fjalor alla alabak vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta.

Kësaj i thonë fushatë?!

Dëgjojeni sipas dëshirës! #sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re