Gazetari Julian Kasapi ka zbardhur të tjera detaje nga banda e Laert Haxhiut dhe deklaratat e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. I ftuar në emisionin “Open”, Kasapi u shpreh se Tafani ka treguar vrasjet pasi ka qenë nën efektin e heroinës dhe më pas i është dhënë metadon.

“Unë i marr me rezerva deklaratat e Tafanit se nëse bëhet fjalë për eliminimin e prokurorëve duhet të kuptojmë që Laert Haxhiu apo Tafani apo të gjithë personat e tjerë që ka përmendur kanë pasur mundësinë të bëjnë diçka të tillë.  Tafani duke qene një person konsumues heroine, droge dhe në momentin që ka dhënë dëshminë  e tij para oficereve të policisë apo prokurorisë lidhur me vrasjen e Alban Semakut apo “kinezit” ish anëtar i bandës së Lushnjës dhe pasi ka kërkuar metadon dhe pasi i është dhënë metadoni atëherë ka filluar të flasë, nuk jam unë personi që mund të them nëse është në tejkalim të kompetencave të ligjit. Sa i takon vrasjes së prokurorëve aq më tepër një prokurore të SPAK dhe më pas të një ish prokuroreje unë mendoj se kanë pasur gjatë gjithë kohës ta bëjnë diçka të tillë”, u shpreh Kasapi.

Eni Vasili: Ju po thoni që Tafani është penduar nën efektin e metadonit?

Kasapi: Po i është dhënë metadon. Ai si një përdorues heroine ka qenë duke dëshmuar për vrasjen e Semakut. Për disa vrasje, që kanë dalë 2 në Greqi, 4 në Shqipëri policia ka pasur të dhënat. Por në momentin që një personi që është nën efektin e drogës, kërkon heroinë, tregon një vrasje dhe më pas i jepet metadon unë kam pikëpyetje.

Eni Vasili: Kjo është e rëndë dhe unë pres nga përfaqësues të ministrisë që të japin shpjegim për këtë

Kasapi: Këto janë informacione që kanë dalë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re