Emisioni “Në Shenjestër” është ndalur mbrëmjen e sotme në vrasjen e Elton Mermali dikur, një ushtar besnik i bandës së Aldo Bares në Lushnjë.

Gazetari Armand Bajrami ka rrëfyer në emision se si dëshmitarët edhe pse e shikonin Aldo Baren pas hekurave dridheshin duke mos e shikuar në sy edhe pse ai mund t’u kishte vrarë familjarë.

Hetimet nga autoritetet e Elbasanit

“Edhe pse kjo ngjarje ka bërë bujë deri në këto momente Prokuroria e Elbasanit nuk ka një emër konkret për vrasjen e tij. Dyshimet e parë ishin se ekzekutimi nuk ishte bërë buzë lumit Shkumbin por diku tjetër dhe më pas ishte hedhur aty. Ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, vuajti një dënim prej 6 vite e 8 muaj burg. Pas daljes nga burgu bënte një jetë jo aktive në jetën kriminale në Lushnjë. Dyshimi kryesor ishte ekzekutimi I tij të jetë hallka më e fundit e një zinxhiri hakmarrje që në 1998 dhe më pas me një revanzh nga goditja e Bandës së Lushnjes. Kjo dyshohet të jetë edhe hallka e fundit. Banda e Lushnjes ka qenë më famëkeqe në Shqipërinë e atyre viteve. Bare kishte një pushtet absolut mbi bandën e tij. Fjala e tij ishte ligj dhe nuk mund të kundërshtohej. Kam parë dëshmitarë që kanë dhënë dëshmi në sallën e gjyqit, druheshin të përballeshin me ta pasi ai vijonte të ishte një legjende dhe i pabesueshëm fakti që ai ishte pas hekurave. Kam parë dëshmitarë që dridheshin edhe pse ai ishte pas hekurave dhe nuk e shikonin në sy edhe pse ai u kishte vrarë familjarë. Ai ka qenë një grup që ka ushtruar terror. Ishte një garazh ngjitur me Komisariatin ku djemtë e Bandës ndalonin persona për të ushtruar terror duke bërë edhe veprime si duke marrë fashatarë që ktheheshin nga puna duke e dhunuar dhe në fund e kanë detyruar të pastrojë edhe gjakun në dysheme dhe dëshmitari në sallë ngrinte supin pasi nuk dinte çfarë të thoshte se nuk kishte një arsye. “Ne e dinim të gjithë në Lushnje se po t’i kundërshtoje të vrisnin”– tha ai në gjyq.

Ndërkohë për ish-drejtorin e Policisë së Fierit Xhavit Shala banda mori në kontroll qytetin e Lushnjes me një mbështetje të madhe politike. Sipas tij ai ka qenë grupi më i mirëorganizuar dhe i egër.
Gjendja e kriminalitetit në Lushnjë nuk ka ndryshim me rrethet e tjera. Vitin e kaluar ka pasur 3 vrasje.

“Ajo është një minë me sahat që mund të shpërthejë në çdo moment. Rasti I Bandës së Lushnjes është rasti I një shkolle se si u krijuan organizatat kriminale në Shqipëri, me një model të ngjashëm nga Italia. U krijua në trazirat e 97-ës dhe më pas u fut në një rrugë që nuk kishte kthim pas. Bare mori nën kontroll qytetin e Lushnjes. Në 99 jam emëruar drejtor i Policisë Kriminale dhe ne hartuam një plan për të filluar të goditim grupet në të gjithë vendin që terrorizonin qytetet. Ai ka qenë grupi më i egër dhe i mirë organizuar në atë kohë. Ai godiste jo vetëm kundërshtarët por prisnin krahët e çdo mundësie”– u shpreh Shala.

A kishte Bare lidhje politike?

Ai në atë kohë po përgatitej për të dalë kandidat për deputet. Patjetër që po. Ata kishin lidhje politike. Në atë kohë edhe krimi filloi të pozicionohej politikisht./ BW

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re