Skip to content

“Banda të armatosura në selinë e PD”, Açka: Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate

pd 1280x720 1

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka u është përgjigjur komenteve të Grupit të Rithemelimit në lidhje me njerëz të armatosur brenda në selinë e PD-së.

Ajo ka publikuar një foto brenda mbledhjes që po zhvillojnë me Bashën, ku shfaqet së bashku me deputetët Ina Zhupa, Flamur Hoxha si dhe Orjola Pampuri.

“Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate. Me Inën, Flamurin dhe Orjolën”, shkruan Açka.