Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se po hartojnë një raport me faktet e mbledhura për blerjen e votave nga qeveria në zgjedhjet 14 Majit, që sipas tij më pas do i paraqitet komunitetit ndërkombëtar.

Berisha tha se faktet janë mbledhur nga qytetarët pasi opozita nuk mund të përgjojë dhe filmojë rastet e tilla të pretenduara për blerje vote.

“Java para 14 Majit ishte java e bandave në të gjitha qytetet e vendit. Ato ndanin para dhe kërcënonin njerëz. Bashkërenduan të gjitha forcat për të zbatuar urdhrin e qeverisë. Cila ishte blerja nën dorë e votës . Asnjëri nuk denoncon dot se ai që merr paratë kryen vepër penale. Opozita nuk ka mjete përgjimi. Është institucion që zbaton ligjet.

Ajo ka mbledhur ato që sjellin qytetarët. Ata kanë ndajnë me hajdutin të njëjtin moral. Ju bëtë gjithçka në mënyrën më të moralshme në proces zgjedhor dhe ashtu do vazhdojë. Por të pretendosh se ku u blenë zgjedhjet tregon që je skllav i mjerë i mafies. Nuk sheh 680 mijë zarfa, nuk sheh vendimet e qeverisë për rritje rrogash si kurrë më parë. Opozita as nuk filmon as nuk përgjon. Nuk ka program survejimi të qytetarëve. Në ligjet e vendit janë të përcaktuara qartë organet dhe institucionet që u lejohet një praktikë e tillë.

Kjo nuk parashikohet për partitë politike por duhet të falenderoj qindra aktivistë, ju për qindra dokumentacione që kanë dërguar, fotografi, video të rastit, raporte në të cilat dokumentohet qartë shëmtia e farsës elektorale të 14 Majit. Të mbledhim faktet për një raport të plotë që do i paraqitet komunitetit ndërkombëtar. Një amendament është dërguar për mosregjistrimin”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re