Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me kryesinë tha se në zgjedhjet e 14 majit për kryebashkiakët, qeveria terrorizoi votuesit që mos të votonin të lirë.

Berisha tha se qeveritarë dhe zyrtarë janë sjellë si terroristë elektoralë, ku theksoi se dhe vetë zv.kryeministrja Belinda Balluku ka thirrur në takim vëllain e kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Mat, për ta pyetur se pse merrej me fushatë.

Sakaq shtoi se mazhoranca ka përdorur dhe bandat për të kryer misionin e terrorizimit dhe kërcënimin e qytetarëve.

“A ishte kjo e vetmja blerje masive e votës, e para në historinë e vendit. Një tjetër blerje nën dorë ishte operative, në një pjesë të madhe të bashkive ku ai parandiente rrezik. Me qëllim për të ndryshuar rezultatit, kam dëgjuar avokatët e krimit të pyesin: Na jepni prova, denigrojnë veten e tyre. Nuk ka provë më të madhe se mbi 6 mijë zarfa për pensionistët. Të dorëzosh monedhën më të fortë duhet të hedhësh në treg mbi 40 milionë euro. Avokatorit e vjedhjes së votës, kanë blerë dhe opinionin e tyre. Nuk ka papërgjegjësi më të madhe, edhe pse ka paguar Tom Doshi të ndërtosh këtë batërdi, blerje masive dhe të kontribuosh në proces shkatërrimtar për kombin. Komb që ikën nga kjo situatë.

Qeveritarë e zyrtarë janë sjellë si terroristë elektoralë. Kjo ishte një garë e presioneve terroriste të ministrave e zyrtarëve, si kurrë më parë. Belinda Balluku arriti deri aty sa thërret në kërcënim të hapur në shtab vëllain e kandidati tonë në Mat, i thotë c’punë ke ti me fushatën elektorale. Me dhjetëra demokratë në Bulqizë u kërcënuan që mos marrin pjesë në komisione, administrate u soll si polici politike. NË qendrat e votimit një pushtim ndodhi, kudo në kundërshtim me ligjin nga punonjësit e administratës. Në shumë qendra komisionerët ishin punonjës e bashkive socialiste, në makinerinë elektoral nuk mjaftoi vetëm pushteti por u përdorën bandat qoftë në shoqërinë e zyrtarëve dhe misionin e terrorizimin e kërcënimin e zgjedhësve”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re