Bandat e krijuara gjatë vitit të mbrapshtë të 1997-ës, vijojnë të prodhojnë ende viktima. Ish anëtari i bandës së Aldo Bares, Elton Mermali, i cili kishte ndërruar emrin në Alban Semaku, ishte një nga njerzit më të besuar të kreut të bandës famkeqe. Larja e hesapeve është pista kryesore ku janë përqëndruar hetimet. Ndërsa hetuesit e kanë të vështirë për identifikimin e autorëve, kjo për shkak edhe mënyrës se si është vrarë 38-vjeçari.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Sermakut, mund ti jetë ngritur kurth nga të njohur të tij. Dyshimet e hetueve për këtë fakt ngrihen, pasi sipas tyre ai është ekzekutuar në vend tjetër për tu hedhur më pas në lagjen Çezme të Peqinit. Dyshimet janë se ai mund të jetë nxjerrë në pritë snga persona të njohur. Për këtë janë marrë te gjithë deklarimet e familjarëve lidhur me personat që ai ka kontaktuar apo është shoqëruar ditën e ngjarjes.

Sipas grupit hetimor Alban Sermaku është ekzekutuar disa orë përpara se trupi i tij të gjendej nga banorë të zonës. Ndërkohë hetuesit kanë sekuestruar dhjetra kamera sigurie në aksin Lushnje-Rrogozhine-Peqin.

Gjithashtu kamera janë sekuestruar edhe në bizneset që ndodhen në zonen e quajtur Bishti Zhurit apo rrethrrotullimin e Çermës. Deri më tani sipas informacioneve nga grupi hetimor, në vendin ku u gjet viktima, nuk është gjendur asnjë provë që mund të ndihmojë autorët.

Në vitin e largët të 1998, Mermeli, në atë kohë në moshë fare të re, dyshohet si autor i një vrasje të dyfishtë. Sipas dosjes hetimore të bandës së Lushnjes, ai së bashku me shtetasit Petrit Liçi dhe Erjon Kashari kanë ekzekutuar Artan Sulçen dhe Bledar Haxhiun.

Ekzekutimi i tyre u bë pasi Haxhiu, nuk e mbajti fjalën ndaj Aldo Bares, që do e sjellte të gjallë armikun e përbetuar të tij Artur Dajën. E për këtë Haxhiu e pagoi me jetë, ku më 23 tetor të vitit 1998, u ekzekutua nga autoret e Aldo Bares.

Viktkma e 23 viteve më parë është i afërm i Lart Haxhiut, i shpallur në kërkim për disa ngjarje kriminale në Lushnje, ku shumica janë njerëz të Aldo Bares. Duket se në Lushnje “hesapet” e së shkurës nuk jëne mbyllur ende në qytetin lagunar e pikërisht për këte pistë prokuroria është duke kryer hetime inteneive, për zbardhjen e ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re