Avokati Redi Ramaj, duke komentuar operacionin e SPAK ku u ekzekutuan 20 nga 50 urdhër-arrestet e lëshuara ndaj personazheve të botës së krimit, tha se fakti që shumica nuk janë arrestuar tregon se operacioni është dekonspiruar.

Ai deklaroi në emisionin ‘Open’ në News24, se bandat kanë korruptuar policinë dhe politikën.

“Fakti që nuk janë arrestuar shumica tregon se kemi një dekonspirim. Kemi zyrtarë të policisë që rezultojnë të lidhur, që nuk janë arrestuar. Kemi deklaratat e kreut të SPAK që e thotë hapur për implikimet e policisë.

“Po furnizohemi me dokumente vetëm nga partnerët, por pyetja që shtrohet është: a ka kapacitete SPAK për të kryer vetë hetimet? Bëmë një reformë në drejtësi pa reformuar Policinë e Shtetit. Fakti që shteti të gjitha problemet e tij i ka lënë në dorën e një strukture, tregon se ka dështuar në të gjitha drejtimet e tjera. Nuk mund të ketë qytetari besim te Policia e Shtetit kur shikon se zyrtarë të saj punojnë për bandat. Këta elementë kanë lëvizur me Policinë e Shtetit”, tha Ramaj.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re