Orkestra frymore e Forcave të Armatosura së bashku me atë të SHBA-së dhe Britanisë  se madhe mbajtën mbrëmjen e të martës një koncert festiv në Korçë.

 

 

 

Tre bandat muzikore u bën bashkë për herë të parë duke ndezur atmosferën në qytetin juglindor. Mbrëmja e bukur festive filloi te pedonalja dhe më pas vijoi tek Pazari i Vjetër.

 

 

 

Për instrumentistin amerikan, Stiven Reier, pjesëmarrja në këtë koncert ishte një eksperiencë e bukur, ndërsa vlerësoi mikpritjen dhe kulinarinë shqiptare.

 

 

 

 STIVEN REIER – INSTRUMENTIST

 

 

“Ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu për të ndihmuar e mbështetur organizimet për festën e Pavarësisë në Shqipëri, ka edhe banda të tjera nga vende të tjera të botës.  Ne vijmë nga ushtria amerikane e stacionuar në Europë dhe jemi krenarë që marrim pjesë. Është hera e parë në Shqipëri, të gjithë janë mikpritës, ushqimi shume i shijshëm dhe padyshim që do rikthehemi përsëri në të ardhmen.”

 

 

 

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se e gjithë java do të vijojë me aktivitete të shumta dhe në 3 dhjetor do të mbahet në kryeqytet një koncert i përmasave  të mëdha në nder të 110-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura.

 

 

 

NIKO PELESHI – MINISTER I MBROJTJES

Eshte rreth nje jave me aktivitete. Ku banda jone frymore orkestra se bashku se bashku me banden nga 10 vende anetare te NATO plus Kosoven, na jane bashkuar per te dhene permes gjuhes se kultures se muzikes mesazhin e paqes. Eshre nje moment qe perkon jo vetem me 110-vjetorin por dhe me sigurine boterore. Pasi skena e sigurise pas 24 shkurtit eshte crnuar. Dhe per tiu kundervene ketij agresionj eshte qe ne te bashkohemi rreth vlerave te lirise. Orkestra frymore e forcave te armatosura.

 

 

Koncerti i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve korçarë dhe turistëve.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re