Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar kallëzimin penal të bërë nga grupi i PS-së ndaj deputetit të opozitës Bledjon Nallbati, i cili goditi me grusht deputetin Vullnet Sinaj në seancën parlamentare të së hënës (30 tetor).

Ndërsa i ka cilësuar si “bandë hajdutësh pa moral dhe pa dinjitet”, Vasili shprehet se deputetëve të mazhorancës “nuk ju a mban gjëkundi dhe nuk e kallëzojnë në SPAK Edi Ramën, që firmos fap fap fap dhe vidhen qindra milion euro”.

“Dhe kur Edi Rama në Parlament nxjerr nga goja ujëra të zeza nuk jua mban ta dënojnë”, shkruan ai.

Kujtojmë se kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi ka njoftuar se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.

Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.

Reagimi i Petrit Vasilit

Keta bagetite e rilindjes ne Parlament nuk ju a mban gjekundi dhe nuk e kallezojne ne SPAK Edi Ramen, qe firmos fap fap fap dhe vidhen qindra milion euro.

Dhe kur Edi Rama ne parlament nxjerr nga goja ujra te zeza nuk jua mban ta denojne!

Çfare bande hajdutesh pa moral dhe pa dinjitet!

Ptu!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re