Pas shpalosjes së banderolës ‘dua të votoj në 2025’ nga përfaqësuesit e Diasporës në Kuvend, ka reaguar Lulzim Basha duke thënë se PD është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Kreu demokrat shprehet se janë të vendosur për të mundësuar të drejtën e votës së diasporës, pavarësisht se ‘politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë’.

LEXO KETU: “Jeni 140 manekinë”, “Nuk na përfaqësoni”- Fletët e votimit “fluturojnë” në Kuvend, përfaqësuesit e diasporës-deputetëve: Në Hagë do të shkoni! Përplasen me gardën

Reagimi:

Partia Demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që ka kërkuar qartësisht mundësimin e votës së diasporës.

Bashkatdhetarët tanë duhet të votojnë si një e drejtë kushtetuese, por politika e vjetër e tranzicionit të stërzgjatur ka frikë, sepse ata janë arsyeja kryesore që shqiptarët janë larguar.

Të vendosur për t’i mundësuar diasporës të drejtën e votës!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re