Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas arrestimit të kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Deputeti Shehu u shpreh se kjo është “simptomë e qartë kjo e  banditizmit shtetëror me rritje galopante”. 

“Dëgjoj për arrestimin e drejtorit të “rrugëve”, një detyrë tejet e rëndesishme kjo, me pergjegjesira qindra miliona euro”, shkruan ai, teksa shton se drejtorët vendosen në poste, përdoren si kamikazë dhe pasi depozitojnë milionat i sakrifikojnë.

Tritan Shehu thekson që “kjo ‘kokë përmbysje’ të rrotullohet 180 grade për tu rivendosur ku duhet, duhet lëvizur tashme i gjithë mekanizmi… Gjë që kërkon forcën lëvizëse të qytetarëve”.

 

 

Reagimi i plotë:

Banditizimi i shtetit, a mund te ndalet?

E veshtire tashme, me kete “koke permbysje” te shtetit me banditet, vjedhesit, injorantet “lart”!

Degjoj per arrestimin e drejtorit te “rrugeve”, nje detyre tejet e rendesishme kjo, me pergjegjesira qindra miliona E.

Dhe kjo nuk ndodh per ndonje gabim ne detyre, por per vepra mezerabel, te denja per ata, qe vijne nga erresira vetem per te rrembyer per vehte e per ata, qe i emerojne!

Ne nje sens te vendosur ne ato detyra si bandite “kamikaze”!

Nje rast ky i perseritur e i perseritur…duke filluar nga nivelet me te larta!

Një simptomë e qartë kjo e  “banditizmit shtetëror me rritje galopante”!

Një fenomen ky qe ne vend qe te shkonte drejt minimizimit, marginizimit, sot ka marre dimensione katastrofale, dimensione qe te bëjnë disa here pesimist per perballjen.

Sepse shteti ka rene ne dore te atyre, qe valëvitin disa “paçavure” te blera apo te falsifikuara si diploma.

Pa asnjë jetëshkrim, dinjitet, pa asnjë produktivitet për shoqërinë më parë.

Direkt te katapultuar ne nivelet me te larta si…

“Kamikazë” për të rrëmbyer.

Dhe me tej për tu “sakrifikuar” mbasi kane shlyer haraçin e “depozituar” diku miliona, si çmim ky edhe për atë “dënim” te pritshëm….

Ironi cinike kjo ndaj asaj qe aspirojne shumica e shqiptareve te ndershem, e plot dinjitet, te edukuar, te shkolluar me djersen e tyre, plot dije e aftesi.

Por qe nga “koke permbysja” e shtetit tashme jane ne fund, nen peshen e kercenimin te “banditeve e injoranteve te kollarisur”!

Qe kjo “kokë përmbysje” të rrotullohet 180 grade për tu rivendosur ku duhet, duhet lëvizur tashme i gjithë mekanizmi…

Gjë që kërkon forcën lëvizëse të qytetarëve!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re