Familja Hyseni në fushë Milot jetojnë në një banesë në rrezik shembje.
Banesa e amortizuar u dëmtua edhe më tepër nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Të tre familjarët nëna me dy djemtë jetojnë në një dhomë, ndërsa dy prej tyre janë me probleme mendore.
Fatmiri i cili është ai që kujdeset për të tjerët apelon për një strehë, ku të mund të jetojë i qetë dhe të kujdeset për nënën dhe vëllain e sëmurë. Për ta kërkon ndihmë edhe një fqinj. Familja jeton me ndihmat e njerëzve në ushqime e veshmbathje, ndërsa shpresojnë që banesa e tyre të ndërtohet pranë tokës. Ndërkohë nga bashkia Kurbin ende nuk kanë një përgjigje.
“Që kur ra tërmeti i madh jemi tronditur shumë, shkuam në bashkinë e Lacit dhe më thanë do lek për shtëpi apo do të vijmë ta ndërtojmë shtëpinë. Lekë për qera unë marr por smë dalin për asgjë as për bukë as për ilace. Ai është i sëmurë me të meta mendore ka qenë në Elbasan. Është i sëmurë shumë nuk rri dot në këmbë, nuk bën asnjë punë. Në këtë shtupoi i shërbej unë nënës dhe vëllait, dal nga ora 7 e mëngjesit dhe vij në 7 të darkës, mbledh kanaçe rrugëve. Kërkoj nga shteti që të më ndërtojë shtëpinë (qan). Kam shkuar në bashkinë e Kurbinit s’më ka dhënë asnjë përgjigje, asnjë smë jep zgjidhje. Më bëni një shtëpi sa më shpejt që të fut kokën brenda se po vjen dimri, të jetojmë si duhet. Kjo banesë rrezikon shumë ndonjë ditë do të na nxjerrin të vdekur. Nuk kam besim tek shteti shqiptar sepse ata tallen me ne, na gënjejnë”, tha Fatmiri.
…
/faxweb
