Prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari u shpreh se lëkundjet gjatë mesnatës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm më shumë panik dhe probleme kanë krijuar në zonën e Don Boskos. Ajo tha se janë dëmtuar 187 banesa, mes tyre 20 pallate.

“Më shumë panik në mesnatë nga tërmeti pati në Don Bosko. Bashkë me zjarrfikëset në orën 06:00 i montuam 19 çadrat. 

Të gjithë kërkonin çadra dhe nuk pranonin të hynin në qendrat sociale, përvec 14 vetave në Kombinat. 187 dëmtime banesash, 20 pallate janë çarë.

Do të vijojmë që të mbledhim komisionin e Emergjencave, duhet të fillojmë si të bëjmë vlerësimin që të jetë real. Kryesisht janë dëmtime të ndërtimet para viteve ’90.

 Pjesa civile iku pasi ikëm ne, por u rikthyem sërish dhe u thamë që detyra duhet të çohet deri në fund ka apo nuk ka njerëz” tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re