Banesa e një të moshuare në Maliq u përfshi nga flakët këtë të shtunë.

Siç njofton policia, ngjarja ndodhi rreth orës 12:10.

Fatkeqësisht 85 vjeçarja me inicialet S.N ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është zbuluar.

Kjo është e disata herë në javët e fundit ku zjarret nëpër banesa u marrin jetën njerëzve. Pak ditë më parë një vajzë e mitur gjeti vdekjen si pasojë e zjarrit që kaploi banesën e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re