Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan, ku një e moshuar është djegur në banesën e saj.
Shtëpia ku jetonte e moshuara, në fshatin Shtëmajë në Njësinë Administrative Bradashesh, është përfshirë nga flakët për shkak një shkëndije elektrike.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi, por pa mundur dot te evitonte tragjedinë.
Viktima me iniciale H.Ç, rreth 75-vjeçe, mësohet se ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme, ndësa fëmijët i kishte në emigracion.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:40, në fshatin Shtërmaj, dyshohet se për shkak një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banësen e shtetases H. Ç., rreth 75 vjeçe, e cila jetonte vetëm.
Për pasojë, shtetasja H. Ç. ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e flakëve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për sqarimin e rrethanave të rastit.
