Skip to content

Banesa përfshihet nga flakët në Fier, digjen të gjitha orenditë

FIER– Një banesë është përfshirë nga zjarri në Cakran të Fierit. Flakët janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes,të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit. Si pasojë e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë, ndërkohë fatmirësisht nuk nuk ka të lënduar.

Zjarrfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, por flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë djegur pjesën më të madhe të orendive